fbpx
Ad imageAd image

Plagosi Donald Trump, vritet atentatori dhe një pjesëmarrës në tubim

BllokuTV min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka mbetur i plagosur Donald Trump. Ish presidenti i SHBA-ve ishte në Pensilvani për fushatë elektorale teksa u qëllua kur ishte në podium duke folur. Fatmirësisht plumbat nuk e prekën në organet jetësore, teksa u plagos në vesh.

Mediet e huaja po zbardhin detaje të reja për këtë ngjarje të rëndë, teksa tashmë mësohet se atentatori dhe një tjetër kanë mbetur të vdekur pas kundërpërgjigjes së truprojave të Trump. Për “Associated Press” ka folur prokurori i qarkut Butler, Richard Goldinger që ka konfirmuar vdekjen e tyre.

- Advertisement -

Trump u largua nga vendi i ngjarjes me një autokolonë, ndërsa mbante një grusht sipër si shenjë e mosdorëzimit.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock