Kourtney Kardashian ka folur për vështirësitë e saj për të patur fëmijë, duke treguar se ajo duroi pesë aborte përpara se të lindte djalin e saj. Gjatë një sesioni të fundit pyetje dhe përgjigje me fansat e saj në Instagram, Kourtney foli për sfidat e saj.
Kourtney, e cila ka një djalë gjashtë muajsh, Rocky, me bashkëshortin e saj Travis Barker, ndau në Instagram, “Unë ndalova pas një viti përpjekjesh (5 cikle të dështuara IVF), trupi im u qetësua dhe besova në planin e Zotit për jetën time. Shumë lutje për çdo gjë që ishte planifikuar për ne.E di sa e vështirë është të ndihesh sikur nuk po përpiqesh, por të besosh në planin e Zotit dhe të thuash lutjet e tua është kaq e rëndësishme”.

 
			 
                                 
                             