fbpx
Ad imageAd image

Pesë kuriozitete befasuese për muzikën

Blloku min lexim

Muzika është një art universal që bashkon të gjitha kulturat e botës. Çdo ditë, miliona njerëz dëgjojnë këngë, kërcejnë dhe këndojnë në koncerte, por jo të gjithë e dinë se bota e muzikës fsheh shumë kuriozitete zbavitëse.

Në vitin 2016, Mozart shiti më shumë CD se Beyonce- Në tetor 2016, Universal Music Group publikoi një kuti me 200 CD për të përkujtuar 225 vjetorin e vdekjes së Mozart. Seti i kutive, i quajtur ‘Mozart 225: The New Complete Edition’, ka shitur mbi 1.25 milion kopje sipas Billboard duke kaluar edhe këngëtaren Beyonce.

- Advertisement -

Koncerti më i madh pa pagesë rock- Siç konfirmohet nga Guinness World Records, Rod Stewart luajti në koncertin më të madh “free rock” ndonjëherë. Koncerti u zhvillua në vitin 1993 në plazhin Copacabana në Rio de Zhaneiro, Brazil. Ai koncert ishte u ndoq nga rreth 4.2 milionë njerëz.

Muzikë edhe në hapësirë- Chris Hadfield publikoi albumin e tij të parë në 2015, i cili u regjistrua ndërsa ai ishte në orbitë në hapësirë, në të njëjtën kohë, ai u bë gjithashtu kanadezi i parë që eci në hapësirë.

- Advertisement -

Asnjë nga Beatles nuk mund të shkruante apo lexonte muzikë- Siç pranoi Paul McCartney gjatë një interviste të vitit 2018, asnjë nga Beatles nuk mund të shkruante apo lexonte notat muzikore.

MacDonald Stradivarius Viola- MacDonald Stradivarius Viola është instrumenti muzikor më i shtrenjtë i ofruar ndonjëherë për shitje, çmimi i saj është 45 milionë dollarë. Ajo është emëruar pas pronarit të saj në shekullin e 19-të. MacDonald Stradivarius Viola është një nga 10 violat Stradivarius në mbarë botën që janë në gjendje të mirë dhe të paprekur.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock