fbpx
Ad imageAd image

Përleshje me grushte e shqelma, Britney Spears sherr me partnerin në hotel

Blloku min lexim

Fotot e Britney Spears në gjendje të keqe, duke ecur e mbështjellë me një batanije dhe e shoqëruar nga policia jashtë një hoteli në Los Angeles, po bëjnë xhiron e internetit.

TMZ raporton se ylli i popit ka pasur një debat të ashpër me partnerin e saj, Paul Soliz, me situatën që doli jashtë kontrollit.

- Advertisement -

Mbrëmjen e së mërkurës 1 maj, Britney Spears shkoi në Chateau Marmont me të dashurin e saj.

Disa orë më vonë, një kalimtar tefonoi policinë, duke pretenduar se një grua (ylli i popit 42-vjeçar) po kërcënonte punonjësit dhe klientët e hotelit.

- Advertisement -

Oficerët mbërritën pak pas orës 22:30, por u larguan pasi nuk panë asgjë të dyshimtë në atë kohë. Çifti shkuan në një dhomë hoteli rreth orës 23:00, ku vazhduan të festonin dhe të pinin.

Ndërsa ndodheshin në dhomë, ata u përfshinë një përleshje të madhe me grushte, ku Britney Spears raportohet se u godit me shkelm në këmbë nga partneri.

- Advertisement -

Burimet e cituara nga TMZ thonë se këngëtarja “po bërtiste dhe ishte jashtë kontrollit në korridorin e suitës së saj dhe disa të persona menduan se kishte një krizë mendore, kështu që njofuan ambulancën”.

Mjekët mbërritën rreth orës 00:40 të mëngjesit dhe kontaktuan me Spears, e cila po largohej nga hoteli me një jastëk dhe batanije të mbështjellë rreth saj. Ishte e qartë se ajo po qante. Këngëtarja nuk hyri në ambulancë dhe përfundoi duke u larguar me sigurinë e saj, e vetme dhe pa partnerin.

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock