Sot më 6 maj, përkujtohet ditëlindja e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Skënderbeu lindi më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Skënderbeu personifikon një epokë të tjera të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij, luftën më të madhe të një shekullore kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë së lirisë. .
Në 619-vjetorin e lindjes së tij, sot në Lezhë dhe kanë një veprimtari përkujtimore, ku marrin pjesë autoritete lokale, qytetarë dhe nxënës shkollash. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, historiani Paul Zefi thotë se nuk është e sigurt që Gjergj Kastrioti mund të ketë lindur më 6 maj, por është e rëndësishme që të përkujtohet ditëlindja e tij.
