ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Për të pasur kocka të forta, zbuloni ushqimet që duhet të hani sipas moshës

by Blloku
15/01/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Për të pasur kocka të forta, zbuloni ushqimet që duhet të hani sipas moshës

Në çdo fazë të jetës sonë, ushqimi i mirë është një “investim” në shëndetin tonë. Kjo është arsyeja pse është e dobishme të zgjedhim me kujdes ushqimet me të cilat mbushim frigoriferin dhe raftet. Disa zgjedhje i mposhtin të tjerat, dhe kur bëhet fjalë për “kocka të forta”, ka disa lëndë ushqyese që nuk duhet t’i harrojmë.

Baza e një diete të shëndetshme për kocka të forta

Kockat tona shpërbëhen dhe rindërtohen vazhdimisht gjatë gjithë jetës sonë. Ndërsa rriteni, një dietë e ekuilibruar dhe e pasur me lëndë ushqyese është jetike për ruajtjen e shëndetit dhe densitetit të kockave.

RELATED STORIES

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

28/08/2024
Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

26/08/2024

Në përgjithësi, menuja jonë është mirë të përfshijë:

-Peshk yndyror si toni, skumbri dhe salmoni

-Produkte të qumështit me pak yndyrë

Ushqimet “mburojë” në çdo moshë

Produktet e qumështit si qumështi, kosi dhe djathi janë burime të shkëlqyera të kalciumit, minerali thelbësor për rritjen dhe forcimin e kockave.

Perimet me gjethe jeshile të errët si brokoli dhe spinaqi na ofrojnë kalcium dhe lëndë ushqyese të tjera miqësore për kockat, si vitamina K.

Salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasura me vitaminë D, e cila ndihmon trupin të përthithë kalciumin.

Arrat dhe farat si bajamet, farat chia, farat e lirit dhe farat e susamit janë gjithashtu burime të ushqyesve thelbësorë si kalciumi dhe magnezi për kocka më të forta dhe më të shëndetshme.

Bulmet dhe perime me gjethe jeshile

Ndiqni një dietë të pasur me kalcium, duke u fokusuar tek produktet e qumështit, me pak yndyrë dhe sigurisht, si në fazën e mëparshme të moshës, perimet me gjethe jeshile.

Përfshini burime proteinash pa yndyrë në dietën tuaj si shpendët, peshkun, fasulet dhe tofu pasi këto ushqime përmbajnë aminoacide thelbësore për shëndetin e kockave.

Hani më shumë ushqime të pasura me magnez si drithërat, bishtajore, arra dhe fara për të mbështetur përthithjen e kalciumit.

Ndërsa rriteni, është e rëndësishme të mbani marrjen e kalciumit në një nivel të mirë. Kështu është edhe marrja e perimeve me gjethe, shumë prej të cilave rrisin densitetin e kockave.

Tags: keshillaKockaushqime

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro