Modeli bob italian do të jetë kryefjalë e modeleve, sidomos për gocat me flokë të shkurtra. Stil i lehtë dhe shumë praktik bën që prerja bob italiane të jetë ‘IN’ për ditët e verës. Mjafton të kujtoni personazhet e njohur si Zendaya apo Hailey Bieber.
Çfarë është kjo prerje?
Parukierja Jenna Spino e quan këtë model flokësh një “bob të lehtë për t’u mbajtur çdo ditë”. Me fjalë të tjera është një prerje rreth mjekrës ose më pak e gjatë dhe me shumë volum rreth fytyrës. “Ky model ruan gjatësinë e bobit klasik, por e ka gjithë fokusin te volumi që bie para fytyrës dhe që theksohet ndërsa i ktheni flokët nga njëra anë në tjetrën,” shton ajo.Funksionon me të gjitha llojet e flokëve, por gocat me flokë të hollë duhet të jenë të kujdesshme me rrallimin, nëse duan të krijojnë efektin e volumit.