fbpx
Ad imageAd image

Për herë të parë pas 106 vitesh, Ukraina feston Krishtlindjet më 25 dhjetor

Blloku min lexim

Për herë të parë që nga viti 1917, Ukraina feston Krishtlindjet më 25 dhjetor. Kjo lëvizje nuk është thjesht një ndryshim i datës së festës, që deri një vit më parë ishte 7 janari, bazuar në kalendarin Julian që përdor Rusia.

Është vazhdimi i një ndryshimi të rëndësishëm kulturor në vendin që po bën të gjitha përpjekjet për të eliminuar ndikimin e Moskës në Ukrainë. Vendi ka miratuar edhe kalendarin që përdoret në Europë, atë Gregorian.

- Advertisement -

Ndonëse Ukraina vazhdon të vuajë agresionin rus, Krishtlindjet janë një festë e rëndësishme, edhe pse lufta ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit, raporton BBC.

Ukraina dhe Rusia kanë shumë lidhje dhe ngjashmëri në kulturë dhe tradita. Megjithatë identiteti i të parës po forcohet vetëm nga agresioni i të dytës. Pak vende e dinë këtë agresion më mirë se qyteti i Buçës, disa milje nga fabrika e dekorimit, aty ku trupat pushtuese vitin e kaluar u akuzuan për vrasjen e më shumë se 500 civilëve në një nga mizoritë më të këqija të luftës deri më tani.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock