fbpx
Ad imageAd image

Për gafën që bënë, shkarkohen dy moderatorët e mëngjesit në RTSH/ Gazetari: Nuk bëj kompromise

Blloku min lexim

Ditën e sotme emisioni ‘Mirëmëngjesi Shqipëri’, i cili moderohej nga Valbona Mhilli dhe Ermal Qori ka tashmë 2 moderatorë të tjerë.

- Advertisement -

Sipas burimeve bëhet me dije se kjo ka ndodhur pasi Valbona dhe Ermali janë pushuar nga puna.

Po sipas këtyre burimeve në RTSH, së fundmi janë bërë dhe shumë  shkarkime të tjera, mes tyre edhe dy moderatorët e lartpërmendur.

- Advertisement -

Arsyet e largimit të tyre nga ky program ende nuk dihen, mirëpo duhet t’ju kujtojmë se së fundmi, në rrjet janë bërë virale disa pjesëza nga emisioni i tyre i cili nis që në orën 06:00 të mëngjesit.

“Holauskët” është shqiptimi që Valbona bëri për holokaustin dhe ky moment u bë viral, duke u komentuar së tepërmi në rrjet.

- Advertisement -

Gjithashtu dy moderatorët nuk dinin të lexonin fjalën Auschëitz, duke fajësuar gjermanishten!

Ndërsa moderatori Ermal Qori në një postim në rrjetet sociale shprehet se nuk e kanë shkarkuar nga puna por është larguar vetë pasi nuk mund të bëjë kompromise.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock