Pepsi dhe 7up janë hequr nga raftet e një rrjeti supermarketesh franceze për shkak të rritjeve të ‘papranueshme’ të çmimeve.
Carrefour u ka thënë klientëve të saj se nuk do të shesë më produkte, të tilla si Pepsi, Lay’s crisps dhe 7up sepse janë bërë shumë të kushtueshme, në tërheqjen e fundit mbi çmimet midis shitësve me pakicë dhe gjigantëve globalë të ushqimit.
Produktet e PepsiCo në dyqanet Carrefour në Francë, Itali, Spanjë dhe Belgjikë tani mbajnë tabela që thonë se dyqani nuk do të mbajë më artikuj të markave ‘për shkak të rritjeve të papranueshme të çmimeve’, tha një zëdhënës i gjigantit francez të supermarketeve.
Kujtojmë që në tetor, kompania shumëkombëshe shpalli rritje “modeste” të çmimeve nisur nga viti 2024 duke marrë parasysh rritjen e kërkesës, e cila vitin e kaluar bëri që grupi të rishikonte tre herë perspektivat e fitimit.