fbpx
Ad imageAd image

Partneri i Diola Dostit përgjigjet fansave që i kritikuan për diferencën e moshës

Blloku min lexim

Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhja me biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu duket se po shkon mjaft mirë.

Diola ka qenë gjithmonë e komentuar përsa i përket jetës së saj private, prandaj dhe kjo lidhje solli diskutime të shumta. Një aspekt për të cilën kjo lidhje është komentuat shumë në këto kohë është diferenca në moshë.

- Advertisement -

Pikërisht për këtë ka folur partneri i Diolës për mediat në Kosovë, ku është shprehur se nuk është një diferencë e madhe dhe nuk ka aspak interesa në lidhjen e tyre, siç komentohet rëndomtë.

Unë mendoj që nuk kemi diferencë të madhe në moshë. Unë mendoj që me Diolën jemi tamam. Diola ka një përvojë jetësore pas vetes, ka një karrierë, po njësoj edhe unë. E dimë çfarë duam. Nëse karakteri ynë gjykohet vetëm nga sa vjeç është ajo dhe sa vjeç jam unë, le të vazhdojnë njerëzit. Nuk e di ç’do kishte ndodhur po të kishte qenë ajo 47 vjeçe, prapë do kishte qenë njësoj.

- Advertisement -

Te Diola është një e mirë që Diola është një person i cili e mban famijen e vet vetë, pa mua, mua s’më ka pasur deri para tre muajsh edhe është njeri që ka të ardhurat e veta, pronat e veta, nuk ka pasur nevojë për mua që të vij unë për ndonjë arsye tjetër”, ka thënë bizmesmeni.

Erolld Belegu zbuloi gjithashtu se ata janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe se kanë bërë një marrëveshje që do kalojnë bukur në lidhjen e tyre, për sa kohë të zgjasë, nëse është një muaj apo përjetësi.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock