fbpx
Ad imageAd image

Para dasmës, Heidi i kërkon Romeos të sqarohen: Unë nuk martohem…

Blloku min lexim

Produksioni i Big Brother Vip Albania ka njoftuar ndjekësit për dasmën e Heidit dhe Romeos që do të zhvillohet sonte ashtu siç është traditë në çdo edicion të këtij formati.

Pas votimit nga banorët, u vendos që çifti që do të kurorëzohen sonte janë pikërisht Heidi dhe Romeo të cilët gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi kanë pasur vazhdimisht ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre.

- Advertisement -

Së fundmi ata debatuan ashpër për eliminimin e Vesës, e cila ishte mikeshë me Romeon pas nominimit nga ana e Heidit.

Pas primet të kaluar, dyshja u afruan akoma më shumë me njëri tjetrin dhe ishte Heidi që theu akullin duke i kërkuar një puthje aktorit. Mbrëmë në shtëpi banorët festuan me këngë dhe valle për dasmën e dyshes, ndërsa nga ana tjetër vëllai binjak i Romeos, Donaldi dhe miku i tyre Elgit Doda po përgatisin një këngë surprizë.

- Advertisement -

Megjithatë pas festës në shtëpi, Heidi i ka kërkuar Romeos të sqarohen për të gjitha konfliktet që kanë pasur me njëri tjetrin, para dasmës, duke theksuar se nuk ka ndërmend të martohen pa I sqaruar të gjitha.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock