Pamela Anderson, në një intervistë për “Better Homes & Gardens”, foli për librin e saj të ri të gatimit dhe për jetesën e saj të qetë në ishullin Vancouver. Ndër të tjera, ajo u shpreh se fitoi disa admirues të rinj pas vendimit për të mos përdorur grim dhe për t’u shfaqur natyrale në evente të ndryshme.
“Tani njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë: “E di, s’të kam pëlqyer kurrë më parë, por më pëlqen tani”. Dhe unë mendoj se në këtë fjali ka një kompliment”, tha 57-vjeçarja.
Ajo shtoi se nuk mendonte se dikush do ta vinte re që ajo ishte pa pikë makeup-i në Javën e Modës në Paris, në vitin 2023. “Thjesht ndodhi. Unë nuk doja të ulesha në karrigen e grimit për 3 orë”, tha Anderson, duke shtuar se do të dukej shumë bukur me fytyrën e saj me quka dhe me një kapele të madhe nga Vivienne Westwood.