fbpx
Ad imageAd image

“Ose vendos paruke ose largohu nga puna”! Kushti që i vuri kompania e fluturimit 52-vjeçares

Blloku min lexim

Marion McKay një 52-vjecare nga Edinburgu është detyruar të lerë punën e saj si anëtare e ekuipazhit të kabinës Jet2 për shkak të modelit të flokëve.

Shefat i kërkuan asaj që kur t’i rriteshin flokët në riniste punën në linjën ajrore.

- Advertisement -

Çështja nuk mbeti me kaq, Marion hodhi në gjyq kompaninë që i shkaktoi këtë trazirë emocionale, ajo tha se ishte e tronditur dhe e kërcënuar ndaj nuk kishte zgjidhje tjetër veçse te largohej. Ajo kërkon nga kompania Jet 2 22,000 £ për dëminë emocional të shkaktuar, por kompania ka mohuar të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme.

Avokatja e saj, Amanda Buchanan, tha në seancën dëgjimore: “Ajo fillimisht u përpoq të pajtohej sepse e donte punën e saj, por më pas nuk donte të ndryshonte veten dhe pasi reflektoi, ajo dha dorëheqjen”.

- Advertisement -

Ajo ishte informuar se flokët e saj nuk përputheshin me standardet e kompanisë dhe se kishte marrë një urdhër të prerë ose te vendoste paruke ose të mos fluturonte.

Avokatja e Marion, ka dyshime se klientja e saj u trajtua ashpër për shkak të gjinisë së saj. Ajo tha:

- Advertisement -

“Të kërkohet ndryshimi i modelit të flokëve dhe zbatimi i politikës së kompanisë është shumë e drejtë por kjo duhet të zbatohet për të dyja gjinitë, pra, duhet të jetë e barabartë midis grave dhe burrave, pasi ka edhe meshkuj me flokë më të gjatë, Ndaj nuk duhet të zbatohet më rreptësisht rregullorja vetëm për gratë, si në këtë rast.

Përpara se të vendoste të linte punën krejtësisht, Marion pretendoi se kishte tentuar një diskutim përfundimtar me zëvendësmenaxherin, ajo i ka dërguar emal dhe e ka pyetur se çfarë do të pasonte nëse ajo refuzon të ndryshojë modelin e flokëve, por ai ka refuzuar të kthejë një përgjigje.

Gjykata është vendosur të japë vendimin e saj në 28 dit

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO