fbpx
Ad imageAd image

Olta Gixhari zbulon çdo gjë rreth punës me Luizin: Marrëdhënia ka qenë…

Blloku min lexim

Së fundmi aktorja ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka zbuluar më shumë rreth filmit dhe projekteve të saj si anatare e jurisë së “Dancing with the Stars”.

Gjatë intervistës ajo tregoi se si është të punosh me Luizin.

- Advertisement -

emi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit sinqerisht po e them që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi si Luiz dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. 

- Advertisement -

Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë. Unë flas për veten time por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte mendoj që ka mjaftuar për të pasur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në trailer kur ne rrotullohemi, Koloreto tha ‘Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin.’”- tha aktorja.

- Advertisement -

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock