fbpx
Ad imageAd image

Olta Gixhari përplaset me ndjekësit: Nuk e trajtoj veten si lopë!

Blloku min lexim

Ish-banorja e Big-Brother Vip2, Olta Gixhari, së fundmi ka ndarë disa postime në rrjetin Instagram ku ekspozon linjat e saj trupore.

Në përshkrimin e kësaj fotoje, aktorja shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”. Batutë e cila është keqkuptuar nga ndjekësit të cilët kanë kaluar në fyerje në komentet që kanë bërë posht postimit.

- Advertisement -

Të tilla kanë qenë komentet që thonin: “Je duke ngatërruar sensualitetin me vulgaritetin. Nuk të kane hije këto foto. Kur të hapësh profil onlyfans atëhere vendosim të të shikojmë apo jo. Sa derdimen e paske burrin, nëqoftë se e ke akoma,’ ‘

Aktorja thotë se përshkrimi ishte në kontekstin e autoironisë, për të cilën ajo shtoi se nuk kanë arritur ta kuptojnë as banorët e BBV në 100 ditë izolim.

- Advertisement -

Ajo u shpreh se e gjitha ka qenë në kontekstin e batutës pasi ajo kurrë nuk do ta përshkruante apo trajtonte veten si lopë dhe se i përgëzon nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji.

- Advertisement -

“Po marr shkas të bëj këtë video sepse kam lexuar disa nga komentet e disa grave, disa nënave që nuk më kanë pëlqyer aspak. Unë nuk kam qejf fare të shpjegoj batutën, se batuta po u shpjegua ç’u pa puna. Megjithatë vura re që fjalia që kam përdorur te fotot e fundit që kam postuar, që kam pirë shumë makiato këtë periudhë, një pjesë e mirë e juaja e kanë keqkuptuar. Sigurisht që nuk më çudit fare kjo gjë sepse autoironinë time disa prej jush nuk e kuptuan 100 ditë, nuk kanë si t’a kuptojnë në një fjali të vetme,”-tha Olta

 “Ajo është një batutë dhe auToironike. Nuk ka të bëjë fare me makiation, me qumështin që mund të prodhoj unë, nuk ka lidhje me mjeljen. Madje kur e shkrova nuk më shkoi mendja absolutisht te ky konotacion që e keni menduar ju. Sepse nuk do ta trajtoja veten time kurrsesi si lopë. Nuk do të bëja një batutë humoristike për gjidhënien, për një proces kaq hyjnor. Aq më tepër unë që loboj që nënat nëse munden t’u japin gji fëmijëve të tyre, do të ishte shumë mirë. Nuk mund të bëj një batutë të pakëndshme për këtë”-përfundoi aktorja.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO