Një takim të parë kaq ‘të nxehtë’ sa ky mes Gabrielës dhe Marios nuk kishim parë deri më tani në “Për’puthen”.
Dy konkurrentët zgjodhën që njohjen e tyre ta nisin në një lavazh makinash. Por, në vend të mjetit të Marios, ata përfunduan duke larë njëri tjetrin.
Gabriela nuk ndaloi në asnjë moment së provokuari me lëvizjet e saj, heqjen e bluzës dhe afrimitetin që tregoi me Marion. Edhe ky i fundit guxoi duke hequr bluzën, por e paralajmëroi konkurrenten të mos e provokojë më shumë.
Por ky takim nuk u prit aspak mirë nga Aureli i cili fillimisht i foli ashpër Marios dhe më pras u ngrit në këmbë i revoltuar shkoi tek Gabrieka ku po i kërkonte llogari .