fbpx
Ad imageAd image

Nuk u aktivizua në Euro2024/ Babai i lojtarit të Kombëtares ‘shpërthen’: Zoti i shkatërroftë…

BllokuTV min lexim

Pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës, në të cilën kuqezinjtë tanë u mposhtën 0-1, ka ardhur edhe reagimi i fortë i babait të qendërmbrojtësit Ardian Ismajli.

Futbollisti i Empolit, nuk gjeti asnjë hapësirë nga ana e tekniku Sylvinho, përgjatë tre ndeshjeve që Kombëtarja kuqezi zhvilloi në Gjermani.

- Advertisement -

Babai i Ardian Ismajlit ‘shpërthen’ keq në rrjetet sociale duke mallkuar ata që siç thotë ai e ‘tradhtuan birin e tij’ duke mos e aktivizuar asnjë sekondë gjatë Kampionatit Europian.

“Ardian, bëhu i qëndrueshëm dhe i fort për këtë padrejtësi, për këtë tradhti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!

- Advertisement -

Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhen ëndrrën qysh nga femijeria të cilen ma tregoje…

Zoti i shkatërroftë ata që të bënë pabesi, të bënë tradhëti, sepse shumë ke besuar dhe nuk keni faj se në ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

- Advertisement -

Je i qet se ditë të bardha dhe karrierë të madhe jeni duke pritur, është shumë afer…”- shkruan ai.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO