Kiara Tito po vijon angazhimin në televizion duke moderuar “Fan Club” nga DWTS. Duke qenë një nga figurat më të komentuara publike, ndaj Kiarës nuk mungojnë as komentet negative, e sidomos për marrëdhënien e saj me Luizin, referuar këtu kohës kur ishin brenda shtëpisë së BBVIP.
Ka qenë një ndjekëse e cila në një mesazh në rrjetet sociale i ka shkruar moderatores: Gjithmonë do të kesh një pjesë të puzzle-s mangët te Luizi, se shumë poshtë e ke hedhur shumë herë brenda asaj shtëpie (Big Brother). Te publiku po e po, se ne kemi parë çdo gjë e kemi parë dhe dashurinë kur hyre herën e dytë”, i ka shkruar një ndjekëse.
Më tej ajo vijon: “Ahh, nuk të shkon asgjë. Po fytyrën dhe gojën pse e përdredh kur flet? E deformon duke folur, apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit apo kamerës. E ke problem se ti për Zotin s’bëhesh se s’bëhesh”.
Kiara nuk ka qëndruar pa reaguar ku ka postuar mesazhet e personit në fjalë në “InstaStory”, ndërsa shkruan “sa gjynah”.
