Takimet e para në përputhen nuk kanë nisur aspak mirë. I paparashikueshëm dhe me deklarata të forta ishte takimi mes Gabrielës dhe Herrisonit në këtë episode të pestë të Për’puthen. Gabriela me natyrën e saj të drejtpërdrejtë ka lënë gojëhapur djemtë, shumica e të cilëve nuk e vlerësuan fare natyrën e saj materialiste.
Gjatë takimit Gabriela e refuzoi Herrisonin me idenë se ai nuk i jep aspak adrenalinë. Herrisoni e pranoi që është tip i rezervuar, por argumentoi se edhe ai ka vlera dhe se nuk janë njohur mirë akoma që Gabriela të arrijë në të tilla konkluzione. Megjithatë konkurrentja e Për’puthen i ka dhënë “X”, duke bërë që ai të largohet i irrituar nga studio.
Gabriela tha se lulja e jetës që i dhuroi Herrisoni nuk i pëlqeu fare. Si materialiste që është ajo do të kishte preferuar më shumë ndonjë buqetë me lule, orë Rolex ose bizhu Cartier.
Gabriela: Tipat si ky nuk më tërheqin. Dua më adrenalinë dhe ti këtë gjë nuk po ma jep. Je shumë i rezervuar.
Herrisoni: Po, unë jam i rezervuar.
Gabriela: Për çfarë erdhe në Për’puthen atëhere?
Herrisoni: Erdha të gjej një njeri që të më përshtatet, që të kalojë jetën.
Gabriela: Ty akoma nuk të është shëruar zemra nga lidhja e mëparshme.
Herrisoni: Mua zemra më është shëruar sepse ka kaluar gati një vit e ca. Të siguroj se tani nuk mendoj më për atë, tani mendjen e kam për ty.
Gabriela: Mendjen e ke tek unë? Si kështu?
Herrisoni: Jam 100% me ty.
Gabriela: Po unë të refuzoj.
Herrisoni: Po mirë, unë të thash që ky tip jam por ndoshta nuk jemi njohur aq sa duhet.
Gabriela: Jo flamur të kuq, jo karton të kuq që more tani ti por një “X”.
Herrisoni: Po dakord mo, me karton të kuq e të zi… kalofsh mirë.
Gabriela: Kështu thoni ju… është si puna e dhelprës që kur se kapi dot rrushin tha që është i papjekur.
Herrisoni: Po po, dakord. Mirupafshim, shifna. Gjithë të mirat.
Gabriela: Amin, gjithashtu edhe ti.