fbpx
Ad imageAd image

Nuk është tradhëtia, Alvaro Morata zbulon arsyen e ndarjes nga partnerja e tij

Blloku min lexim

Alvaro Morata ka folur sërish pas ndarjes së tij nga influencer-ja italiane, Alice Campello, me të cilën ka katër fëmijë. Të dy kanë pohuar se nuk kishte palë të treta të përfshira, por kishte papajtueshmëri që i shtynë ata të merrnin këtë vendim të vështirë.

Morata ka rrëfyer se është i shkatërruar,“Kam ikur nga Spanja sepse nuk mund të duroj më presionin dhe kritikat, jo vetëm në shtyp por edhe në atë sportiv”, i tha ai gazetarit Javier de Hoyos në ‘D Corazon”.

- Advertisement -

Futbollisti i ka dhënë fund lidhjes me Alicen, për të cilën ka dashuri dhe respekt të madh:

“E kam shumë të qartë që marrëdhënia ka mbaruar. Një tjetër gjë është se ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë për shkak të katër fëmijëve tanë”, tha ai.

- Advertisement -

Por përveç kësaj, Morata ka treguar arsyen e vërtetë pse ka shkuar të jetojë në Itali: “Krejt e kundërta nga sa thuhet se ajo dëshironte të vinte me familjen e saj. Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte të largohej e të shpërngulej”.

“Ka qenë një vendim që kanë marrë të dy, sepse në kohët e fundit diskutimet kanë qenë të vazhdueshme dhe se të dy e kanë pasur të qartë një gjë, se nuk donin që fëmijët e tyre të shihnin një çift që ziheshin çdo ditë”, vazhdoi Javier de Hoyos.

- Advertisement -

Morata gjithashtu donte t’i jepte fund të gjitha thashethemeve për tradhtinë e tij të mundshme: “Jam lodhur nga njerëzit që thonë se e kam tradhtuar”.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock