fbpx
Ad imageAd image

“Nuk e besoja”/ Kiara rrëfen mes lotësh momentet e para të shtatzënisë: Kur i tregova Luizit më tha…

Blloku min lexim

Moderatorja Kiara Tito, ka rrëfyer mes lotësh dhe emocionesh pritjen e saj të ëmbël, si dhe momentet e para kur mori vesh që ishte shtatzënë.

Në intervistë për “Ftesë në 5”, Kiara ka treguar se vajza e saj dhe këngëtarit Luiz Ejlli, u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

- Advertisement -

Moderatorja rrëfeu se në fillim kur i ka treguar Luizit që ishte shtatzënë ai nuk e kishte besuar, madje kishte menduar se testi i shtatzënisë ishte test për “COVID”.

Luizi tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi. Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha je me Covid? Doja të bëja disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një bekim kaq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”, rrëfeu ajo.

- Advertisement -
Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO