“Sot kuptova se nuk do të dukem më kurrë kështu”, ka qenë ky mbishkrimi që ka shoqëruar një foto të Selena Gomez në InstaStory.
Artistja ndau për ndjekësit e saj pamje ndër vite e veshur me bikini, e cila do të pasohej nga një tjetër foto e ditëve të sotme.

Sërish me bikini, Gomez shkruan krahas fotos: Unë nuk jam perfekte, por jam krenare për veten time. Ndonjëherë harroj se është mirë të jem unë.
