fbpx
Ad imageAd image

Noizy shpallet në kërkim nga autoritetet kosovare

Blloku min lexim

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, ose i njohur ndryshe me emrin Noizy, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pas dhunës barbare që ushtroi së bashku me grupin e tij ndaj personazhit të TikTok-ut, Medi Iseni.

Ndaj reperit është lëshuar një fletë arresti, e kjo pasi nuk zbatoi “premtimin” e bërë për t’u paraqitur përballë autoriteteve për t’u marrë në pyetje.

- Advertisement -

Dyshohet se Noizy ndodhet ende në Kosovë e se madje ka pëformuar në një klub nate.

Ka qenë Prokuroria e Pejës që ka lëshuar fletë-arrestin ndaj tij.Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Kujtojmë se reperi së bashku me grupin e tij dhunuar në mënyrë brutale personazhin e TikTok-ut, Medi Iseni në një klub nate në Pejë, mëngjesin e 2 gushtit.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock