fbpx
Ad imageAd image

Nisur nga rasti i Jessie J, ja çfarë është çrregullimi OCD, prek të rinjtë

Blloku min lexim

OCD apo çrregullimi obsesiv kompulsiv është një çrregullim mendor dhe kronik në të cilin një person ka:

Mendime (obsesione) të pakontrollueshme, përsëritëse.
Sjellje (kompulsione) që ai ose ajo ndjen nxitjen për t’i përsëritur pa pushim.
OCD nuk ka lidhje me zakonet si kafshimi i thonjve ose mendimi i mendimeve negative. Një mendim obsesiv mund të jetë që disa numra ose ngjyra janë “të mira” ose “të këqija”.

- Advertisement -

Hulumtimet tregojnë se truri i personave me OCD, për nga ana funksionalendryshon nga truri i njerëzve pa OCD dhe si i tillë ndikon fuqimisht në mendimet dhe veprimet e tyre.

Një zakon që një person me çrregullimi obsesiv kompulsiv ndjen të detyrueshme për ta bërë, mund të jetë të: lajë duart shtatë herë pasi prek diçka që mund të jetë ose jo e pistë.

- Advertisement -

Edhe pse ndoshta nuk do të mendojë ose bëjë këto gjëra, ndihen të pafuqishëm për të ndaluar.Fillimisht mjeku juaj mund t’ju bëjë teste gjaku për t’u siguruar që diçka tjetër nuk po shkakton simptomat tuaja. Ata gjithashtu mund t’ju referojnë tek një psikolog, ku të flasin me ju për ndjenjat, mendimet dhe zakonet tuaja.

Për t’u diagnostikuar me OCD, duhen plotësuar disa kritere siç parashikohen në DSM-5:

- Advertisement -

Prania e mendimeve/sjelljeve të fiksuara, ose të dyjave bashkë.


Përsëritja e veprimeve të fiksuara merr minimumi një orë kohë në ditë;
Nuk e ndalojnë dot përsëritjen e sjelljeve;


Nuk marrin kënaqësi gjatë apo pas kryerjes se akteve të përsëritura;


Përjetojnë ankth derisa detyra të përfundohet;


Kujdes, këto shenja nuk shërbejnë që ju të vetë diagnostikoheni, por të kuptoni nëse duhet të kërkoni ndihmë profesionale që të merrni vlerësimin/udhëzimet e nevojshme për rastin tuaj individual.

Si kategorizohen personat OCD sipas zakoneve?

Shumica e njerëzve me çrregullimi obsesiv kompulsiv hyjnë në një nga kategoritë e mëposhtme:

    Larësit
    Kanë frikë nga ndotja. Ata zakonisht bëjnë larje të vazhdueshme të trupit, duarve ose ambienteve ku qëndrojnë, për faktin se kanë një ndjesi të fiksuar se janë të ndotur.

    Nuk përdorin tualetet publike dhe është një problem i vërtet shtrëngimi i duarve

    Kontrolluesit
    Në mënyrë të përsëritur kontrollojnë gjërat (furra e fikur, dera e mbyllur, sistemet e alarmit, ose çelsat e dritës, apo duke menduar se kanë një gjendje mjekësore si skizofrenia, shtatzënia etj.)

    Dyshuesit dhe mëkatarët
    Kanë frikë se nëse gjithçka nuk është e përsosur ose nuk bëhet ashtu siç duhet, do të ndodhë diçka e tmerrshme, ose ata do të ndëshkohen.

    Rregulluesit
    Janë të fiksuar pas rregullit dhe simetrisë. Ata mund të kenë bestytni në lidhje me disa numra, ngjyra ose rregullime.

    Grumbulluesit
    Kanë mendimin se do të ndodhë diçka e keqe nëse hedhin diçka. Për këtë arsye ata grumbullojnë vazhdimisht gjëra që nuk u duhen ose nuk i përdorin.

    Ata gjithashtu mund të vuajnë nga çrregullime të tjera, të tilla si depresioni, PTSD, kleptomania, ADHD, etj,.

    1. Faktorët e riskut për OCD

      Mjekët nuk janë të sigurt pse disa njerëz kanë çrregullimi obsesiv kompulsivdhe disa të tjerë jo. Ajo që dihet është se stresi mund t’i përkeqësojë simptomat.

    Është më pak e zakonshme tek gratë sesa tek burrat. Simptomat shpesh shfaqen në adoleshencë ose në moshë të rritur.

    Faktorët e rrezikut të OCD përfshijnë:

    Një histori familjare me OCD
    Dallimet fizike/fuksionale në pjesë të caktuara të trurit tuaj
    Depresioni, ankthi, apo tik
    Një përvojë traumatike
    Një histori e abuzimit fizik ose seksual në fëmijëri
    Ndonjëherë, një fëmijë mund të ketë OCD pas një infeksioni streptokoksik;
    Konkluzion
    Njerëzit që vuajnë nga çrregullimi obsesiv kompulsiv, janë të vetëdijshëm që mendimet apo zakonet e tyre nuk kanë kuptim.
    Ata nuk i bëjnë sepse i pëlqejnë ato, por sepse nuk mund t’i braktisin ato. Dhe nëse ndalen, ndihen aq keq sa fillojnë përsëri. Kjo mënyrë e të jetuarit, ndërhyn në cilësinë e jetës në punë, jetën tonë shoqërore ose në një pjesë tjetër të jetës.

    Për sa i përket trajtimit të OCD, nuk ka kurë specifike, ajo mund te personalizohet sipas rastit tuaj nga profesionisti që ju ndjek. Nëse ju shqetësojnë këto simptoma ose njihni dikë që vuan, refeojeni tek një profesionist i shëndetit mendor.

    Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

    Ads Blocker Detected!!!

    We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

    Powered By
    100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO