Rene Reffo, vajza e aktores Julia Iliriani, ka nxjerrë një mesazh të Kozakut, që i dërgon një emoji me sy me zemra, duke i bërë thirrje Denisës, nënës së djalit të tij.
“O Denisa ç’janë këto penallti që të bëjnë ty pas krahëve moj”, shprehet Rene disi tendencioze.
Por duket se Denisa nuk e ka vrarë aspak mendjen. Pak orë më parë ajo ka publikuar një foto me Kozakun ku shkruan “Përgjithmonë”.
Vajza e aktores shqiptare, Julia Iliriani po bën “namin” në Tiktok. Falë lirshmërisë dhe karakterit totalisht pa komplekse, personazhi i saj po kthehet në të preferuarin e të rinjve.