fbpx
Ad imageAd image

Ngacmoi seksualisht një punonjëse/ Përjashtohet me 1 vit drejtori i Ajax, Marc Overmars

Blloku min lexim

Komiteti ndërdisiplinor i Federatës hollandeze të futbollit vendosi përjashtimin me 1 vit nga çdo përfshirje në futboll të Marc Overmars.

Ish drejtori sportiv i Ajax-it ngacmoi seksualisht dy vite më parë një punonjëse të klubit. Overmarsit iu bënë publike disa mesazhe private që kishte shkëmbyer me punonjësen dy vite më parë. Kur plasi skandali në Hollandë, ai dha menjëherë dorëheqjen nga posti drejtues në klub duke pranuar gabimin dhe u shpreh në atë kohë se ndjehej i turpëruar.

- Advertisement -

Pas konsultimeve me FIFA-n, Komiteti i disiplinës në Hollandë vendosi sot ndalimin e tij në çdo përfshirje në futboll. Overmars ka qenë më parë lojtari i kombëtares hollandeze, si dhe i disa klubeve si Barcelona dhe Ajax.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock