Lidhja e Julia Fox dhe Kanye West nuk zgjati më shumë se një muaj, por mjaftoi që të nxiste thashetheme dhe lajme rozë. Dinamikat e vrullshme janë publikuar në librin e aktores, “Down the Drain” e madje, mund të konsiderohet fat fakti që Fox nuk ka pranuar të firmosë një kontratë fshehtësie me reperin.
West donte të paguante për një ndërhyrje estetike në gjoks:
Fox kujton një moment të “sikletshëm” gjatë një loje me letra me West, i cili i sugjeroi të bënte një ndërhyrje në gjoks, e madje u ofrua të paguante.
“Do të të paguaj ndërhyrjen nëse do”, shkruan aktorja e cila më tej përshkruan sikletin e situatës: “Fjalët e tij u ngjitën si push në rrobat e mia. Nuk mund ta shkund ndjesinë e sikletit”.
Aktorja mendon se Kanye e përdori për t’u hakmarrë ndaj Kim Kardashian:
Pas ndarjes, Julia reflekton mbi qëllimet e tij të vërteta në këtë marrëdhënie. Ajo shkruan se ndihej si “një ushtar në një plan të madh për t’u hakmarrë ndaj ish-gruas”.
Reperi censuroi esenë e Fox për revistën “Interview” ku ajo fliste për romancën e tyre:
Çifti e bëri të ditur romancën përmes një shkrimi të aktores të publikuar në “Interview” ku ajo shkroi për takimet e tyre. Në shkrim, Fox flet se sa i mrekullueshëm është Kanye si partner, por në fakt fjalët mund të mos jenë të sajat. Në libër ajo shprehet se West e nxiti për shkrimin por nuk ishte i kënaqur me të ndaj i dërgoi artikullin e tij që u publikua në emër të Fox.
Kanye merrte me vete një stilist sa herë që takonte aktoren:
Kontrolli i Kanye mbi veshjet e partnereve të tij nuk është i panjohur, por Fox zbulon një shtresë tjetër të fiksimit të tij. Julia shkruan se sa herë takoheshin, ai merrte me vete një stilist që ta vishte aktoren sipas miratimit të tij.