Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj nisën një histori dashurie, e cila dukej si një romancë e bukur, por që u mbyll brenda vitit.
Por kur kanë kaluar gati 4 vite nga fundi i marrëdhënies së tyre, e cila u raportua se ishte mbyllur me urrejtje, këngëtarja ka zbuluar detaje nga raporti i tyre.
Jonida Maliqi, e cila është një e një djali, ka treguar se ruajnë marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.
“Kemi raport miqësor! Mua më vjen çudi për realitetin që na përkon në marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe në çift. E rëndësishme është të ruash etikën, edukatën, mirënjohjen dhe mbi të gjitha një njeri në jetë mund të ndryshojë gjithçka, por të shkuarën jo. Një njeri ai që mohon të shkruarën për mua ka probleme me veten. Në këtë rast nuk kemi komplekse kundrejt historinë tonë”, tha ajo.