Ylli i “Big Little Lies” ka treguar se nëna e saj ka qenë një forcë shtytëse në karrierën e saj, duke e shtyrë gjithmonë që ajo të fokusohet tek vetja.
Aktorja e njohu në mbarë botën Nicole Kidman mbërriti në Itali për çmimet e Festivalit të Filmit në Venecia, por iu desh të largohej menjëherë pas uljes së avionit për shkak të vdekjes së papritur të nënës së saj, Janelle Ann Kidman. Ylli i “Eyes Wide Shut” mori çmimin për aktoren më të mirë për filmin “Babygirl” në festivalin italian, por nuk ishte e pranishme për të tërhequr atë.
Në vend të saj, regjisorja Halina Reijn, e pranoi çmimin në emër të aktores.
“Jam në shok dhe më duhet të shkoj te familja ime, por ky çmim është për të”, tha Reijn kur u ngjit në skenë. “Jam shumë mirënjohëse që mund t’ua them emrin e saj të gjithëve. Përplasja e jetës dhe e artit është zemërthyese dhe zemra ime është thyer”.
Në fillim të janarit 2022, Kidman tregoi se nëna e saj ishte në gjendje të keqe shëndetësore, por nuk dha informacione të mëtejshme në atë kohë. Ylli i “Big Little Lies” ka treguar se nëna e saj ka qenë një forcë shtytëse në karrierën e saj, duke e shtyrë gjithmonë që ajo të fokusohet tek vetja.