Moderatorja Orinda Huta dhe Turjan Hysko sot festojnë 7 vite martesë me njëri- tjetrin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Orinda përmes një postimi në Instagram e cila për të përshkruar marrëdhënien e gjithë këtyre viteve, shkruan dy rreshta nga libri i shenjtë: ” #7 «Mbi të gjitha, kini dashuri, sepse dashuria do t’ju bashkojë në mënyrë të përsosur.»
Kolosianëve 3:14 ”
Orinda dhe Turjani janë prindër të një vajze, Atarës, e cila vetëm një javë më parë mbushi plot 3 vjeç.