Mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 3” janë bërë katër nominime të forta. Ledjona, Ilnisa, Roza dhe Sara, janë katër vajzat që rrezikojnë të eliminohen të shtunën.
Ndërkohë Ledjona teksa po bisedonte me Eglën dhe Ervinin, është shprehur se dëshiron që të dalë.
Teksa Ledjona tha kështu, Egla ia pret “po shaj ndonjë gjë”. Gazetarja i përgjigjet se ‘do të dalë tamam’ dhe jo me sharje.“Më kuptoni, ju kam xhan dhe ju dua për atë që jeni dhe nuk kam asnjë lloj interes loje. Thjesht nuk më pëlqen kjo gjëja këtu, kaq. Nuk jam unë kjo siç jam”, tha Ledjona.
Pjesë nga biseda:
Ledjona: Dua të dal
Egla: Do të dalësh? Po shaj ndonjë gjë
Ledjona: Jo, nuk dal ashtu unë. Të dal tamam siç jam
Egla: Po s’ka kuptim tani
Ervini: Ku do të dalësh ti tani? A më the rri këtu?
Ledjona: Po
Ervini: Po si do dalësh?
Egla: Hë se i ka naze
Ervini: Le të kalojë dita sot se nesër është ditë e re