Pjesë e evolucionit të përmbysjes së stereotipeve gjinore dhe shpërndarjes së përgjegjësive shtëpiake apo të kujdesit për fëmijët brenda një familjeje është edhe “Escuela de Hombres al Cuidado”, ose ndryshe shkolla e burrave.
Iniciativa më e fundit e bashkisë së Bogotës në Kolumbi.
Po si funksionon dhe çfarë ka si qëllim? Sipas mediave të huaja, burrat e të gjitha moshave, pavarësisht statusit të tyre, do të kenë mundësinë të zhvillojnë kurse për përkujdesjen ndaj familjes. Bashkëshortë, baballarë, vëllezër apo djem do të sfidojnë kulturën e maskilizmit toksik që akoma ekziston.

