“Në fillim nuk e pëlqeva”, Irini Qirjako tregon si u njoh me bashkëshortin

Blloku
Nga
min lexim

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Irini Qirjako, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” të gazetares Pranvera Borakaj, ku është rrëfyer si asnjëherë më parë për jetën e saj.

Ajo ka treguar ndër të tjera si është njohur me bashkëshortin e saj, për të cilin tha se në fillim nuk e pëlqeu.

Irini Qirjako: Më ka prezantuar kunata ime dhe një herë dy herë tre herë…

Pranvera Borakaj: Të pëlqeu që në fillim?

Irini Qirjako: Herën e parë nuk më pëlqeu, se ishte i dobët. Kurse kur e takova herën e dytë herën e tretë më pëlqeu për inteligjencën e tij, kishte një shpirt të madh, kishte humor fin, zemër të madhe dhe e pashë që ra brenda më deshte shumë dhe thashë “Irini ky është për ty”.

Shpërnda artikullin