Për ata që nuk e dinë, Rida Gërdovci, moderatorja e njohur kosovare është edhe kunata e Marina Vjollcës. Rida është partnerja e vëllait të Getit, Liberian Selimit.
Në një kohë, kur u aludua se martesa e Marinës me Getoarin po pësonte një krizë, Rida ka folur për lidhjen që ka me Marina Vjollcën.
Moderatorja e njohur kosovare ka rrëfyer raportin e saj me Marina Vjollcën. Për ata që nuk e dinë, moderatorja shqiptare është kunata e saj.
Pas një periudhe të gjatë mungese, Rida ishte e ftuar në emisionin ‘N’mal a n’det’ në ATV, ku tregoi gjerë e gjatë për jetën e saj. Por nuk munguan as pyetjet se cili është raporti mes saj dhe Marinës.
“Ndonjëherë zihemi në telefon por kjo është shaka, tani ka ardhur edhe një gëzim në jetë që është Marget, dhe raportet i kemi shumë të mira. Ndonjëherë më jep ide për emisionet, ndonjëherë më ndjek.”, është shprehur Rida për marrëdhënien me Marinën.