fbpx
Ad imageAd image

Ndahet nga jeta dramaturgu i njohur

Blloku min lexim

Është ndarë nga jeta dramaturgu i njohur, Albri Brahusha në moshën 50-vjeçare. Nuk dihen ende arsyet e ndarjes nga jeta parakohe të dramaturgut shkodran.

Lajmi u konfirmua nga bashkia Shkodër përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet: “Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në emrin e tij personal dhe institucionit të bashkisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahusha dhe komunitetit të artistëve për këtë ndarje para kohe”.

- Advertisement -

Albri Brahusha ka lindur në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtesi ne universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ai ka qënë jurist pranë Insitucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef I zyres juridike te prefekturës ne vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.

- Advertisement -

Ne vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjes i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Në fushën artistike ai ështe autor i  librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejne”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock