Këngëtarja Inis Gjoni ka prekur me fjalët dedikuar motrës së saj, Ilda Gjonit, të cilës do t’i japë lamtumirën e fundit ditën e sotme.
Showgirl shqiptar, në një postim në Instagram, shkruan se e motra bëri ditën e sotme kthimin e fundit për në atdhe dhe në familjen e saj, “pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë”.
“Dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona”, shkruan Inis Gjoni.