fbpx
Ad imageAd image

Muzeu i artit të ndaluar, ekspozohen në Spanjë 42 vepra të censuruara

Blloku min lexim

42 vepra të punuara nga artistë të ndryshëm në mbarë botën, por që ndër vite u  censuruan, janë ekspozuar në Spanjë, në muzeun e vetëm në botë që i kushtohet artit të ndaluar.

Taço Benet (o. Tatxo), një gazetar dhe biznesmen i njohur spanjoll filloi koleksionimin e veprave të tilla 5 vjet më parë dhe është ai që ka financuar Muzeun e Artit të Ndaluar, që u hap për artdashësit këtë javë. 

- Advertisement -

Ne nuk mbledhim ose shfaqim vepra skandaloze ose të diskutueshme në muze. Ne ekspozojmë vepra që janë censuruar, sulmuar, dhunuar e ndaluar,” tha ai për AFP, duke shtuar se veprat kanë një histori pas tyre dhe pa këtë dimension ato nuk do të ishin pjesë e muzeut.

Çdo artist që nuk mund të shfaqë punën e tij sepse dikush i pengon ta bëjnë këtë është një artist që censurohet dhe për këtë arsye do të ketë gjithmonë një vend në këtë muze,” theksoi Benet.

- Advertisement -

Veprat e ekspozuara të artistëve nga SHBA, Evropa, Afrika dhe Azia janë me tematika të ndryshme.

Shumë prej tyre satirizojnë politikanë apo janë një reagim ndaj dhunës me bazë gjinore, por nuk ka mbetur jashtë as feja.

- Advertisement -

Muzeu ndodhet në një ndërtesë moderne në Barcelonë dhe bileta për vizitorët kushton 12 euro.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock