Dyert e Muzeut Historik Kombëtar do të qëndrojnë të mbyllura për katër vite. Në një njoftim në rrjetin social Facebook, thuhet se Muzeu do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri me datë 15 mars 2028, pasi do i nënshtrohet një projekti restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi.
“Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:
Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028”, thuhet në njoftim.
Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981.