ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Mund ta përgatisni vetë në shtëpi pjatën e preferuar të sulltanit

by Blloku
22/12/2023
Reading Time: 3 mins read
374 24
0
Mund ta përgatisni vetë në shtëpi pjatën e preferuar të sulltanit

Një recetë e vjetër qindra vjeçare, me shije të plotë dhe fantastike e cila përgatitet lehtë dhe thjeshtë.

Në vendet e Lindjes, andej nga ka edhe origjinën njihet si pjata e preferuar e Sulltanit, madje në shumë restorante me këtë emër gjendet edhe në shumë menu të ndryshme.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e këtij gatimi special, i cili sapo ta provoni me siguri do t’ju lërë pa fjalë e do shndërrohet në një nga recetat që do gatuani më shpesh.

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
Burgeri i famshëm Krabby Patty i Spongebob prodhohet në jetën reale

Burgeri i famshëm Krabby Patty i Spongebob prodhohet në jetën reale

30/08/2024

Përgatitja e Pjatës së Shijshme të Sulltanit

Përbërësit

  • 500 gr tul mish qengji ose viçi
  • 1 kokërr qepë
  • 2-3 lugë gjelle salcë domatesh
  • 2 lugë çaji uthull molle
  • 2-3 lugë gjelle gjalpë (për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër)
  • 2 gota uji me qumësht
  • 1 lugë gjelle miell
  • 2 thelpinj hudhre (nëse dëshironi)
  • Majdanoz
  • Piper
  • Kripë

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon që të hidhni në një tigan të madh gjalpin ose vajin e ullirit.

Shtoni mishin e prerë në copa të vogla dhe kaurdisini nga të dyja anët. Më pas, largojeni mishin nga tigani dhe lëreni mënjanë.

Qepën e grirë shumë hollë e shtojmë tek tigani ku kaurdisëm më parë mishin. E kaurdisim për disa minuta derisa qepa të zbutet, shtoni në këtë moment, piperin, kripën dhe hudhrat e shtypura sipas dëshirës.

Kaurdisini dhe shtoni salcën e domates, kaurdisini për 2-3 minuta dhe shtoni mishin që keni lënë mënjanë tek tigani që keni në zjarr, kaurdiseni dhe shtoni miellin.

Kaurdiseni derisa mielli të njëtrajtësohet me masën. Në këtë moment shtoni dy gotat e qumështit, trazojeni për 4-5 minuta dhe të gjithë masën kalojeni në një tavë.

Futeni të piqet në furrë  të parangrohur në 200 gradë celcius dhe lëreni të piqet derisa mishi të zbutet zbutet dhe të mbetet me pak salcë.

Pasi tava është pjekur dhe është gati spërkatet me uthullën e mollës dhe me majdanoz të grirë hollë.

Shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me pilaf, pure patatesh, sallata të freskëta të stinës, perimet të pjekura, turshi të ndryshme etj.

Tags: pergatitjapjata e sulltanitrecetatave

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro