fbpx
Ad imageAd image

Muaji i Ramazanit/ Çfarë ushqimesh duhet të shmangni dhe çfarë duhet të konsumoni

Blloku min lexim

Muaji i Ramazanit konsiderohet muaji më i shenjtë i tërë vitit sipas traditës islame. Myslimanët anë e mbanë botës e festojnë Ramazanin, agjërojnë dhe lidhen më shumë se kurrë me njëri-tjetrin.

Por, çfarë duhet të hanë për iftar ata që agjerojnë? Çfarë rekomandojnë ekspertët?
Mos përzieni fruta me shujtat tuaja: Agjërimin prisheni me fruta ose konsumoni pasi ta keni përfunduar shujtën – pra mos i përzieni me shujta. Kur pemët kombinohen me minerale, yndyra dhe proteina, ato mund ta pengojnë procesin e tretjes.

- Advertisement -

Mos e kombinoni djathin me frutat e thata (arra, bajame, fistekë, etj.) dhe ushqimet e detit me mishra tjerë: Trupi i njeriut është i programuar ta tretë vetëm një formë të koncentruar të proteinës në një kohë. Konsumimi i më shumë llojeve të proteinës mund të shkaktojë komplikime në sistemin tretës.

Shmangni kombinimin e ushqimeve agrume me ushqime të bazuara në qumësht: Acidi acidik që gjendet në qumësht mund të shkaktojë pakëndshmëri në stomak. Pasi ushqimet të fituara nga qumështi nuk shkojnë mirë me proteina, ju duhet të shmangni këtë, shkruan tg.

- Advertisement -


Hani me kujdes: Mos u nxitoni duke ngrënë. Nëse trupi pranon shumë ushqim brenda një kohe të shkurtë kohore pasi ka qëndruar tërë ditën pa ngrënë, ai mund të ketë probleme me tretje dhe probleme gastrike. Fillojeni iftarin me fruta, jogurt, lëngje të ndryshme dhe pastaj fillojani shujtës kryesore. Kjo do t’i japë kohë stomakut ta përgatisë veten dhe të funksionojë siç duhet.

Ushqime që duhet të konsumoni

- Advertisement -

Nëse në syfyr do të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, do të kaloni ditën më energjikë.

Mund të konsumoni bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë.

Në iftar prisheni agjërimin me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës. Pasi kemi ngrënë, ëmbëlsirën dhe frutat le të përpiqemi t’i konsumojmë pas 1.5 – 2 orësh.

Për të plotësuar nevojën e trupit për proteinë, në iftar konsumoni mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqërojini me një sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë do të parandaloni problemet e tretjes, do të ekuilibroni sheqerin në gjak. Mos harroni kosi dhe dhalla janë nga produktet e pazëvendësueshme.

Është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.

Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje. Konsumimi i 2-2,5 litra ujë nuk duhet të bëhet vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve. Kafenë tuaj lëreni gjysëm ore pas iftarit, është më e shëndetshme. Ndërsa në syfyr mund të pini çajra bimorë. Në vend të pijeve acidike mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull.

Ramazani është edhe periudha ku njerëzit shëndoshen më shumë për shkak të ushqyerjes së gabuar dhe çekuilibrimit të sheqerit në gjak. Le të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të konsumojmë ëmbëlsira të lehta me qumësht ose fruta.

Të qëndrojmë larg ushqimeve të skuqura dhe të konsumojmë ushqime me pak kripë.

Tregoni kujdes të konsumoni sallatë dhe zarzavate në syfyr dhe iftar. Në mes të dy vakteve konsumoni kos me fruta. Konsumoni bukë gruri ose me drithëra dhe përpiquni të ecni një orë pas iftarit.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock