fbpx
Ad imageAd image

Mrekullitë natyrore më të çuditshme në botë

Blloku min lexim

Teknologjia dhe shkenca po bëjnë mrekulli. Por, natyra na ka pajisur me disa mrekulli vërtetë madhështore dhe të pazëvendësueshme, me të cilat syri i njeriut nuk ngopet kurrë. Spektakolare në bukurinë dhe madhështinë e tyre, këto atraksione janë gjithashtu ndër më të çuditshmet në planet.

Caño Cristales, Kolumbi – I quajtur zakonisht “Lumi i pesë ngjyrave” ngjyrat e mahnitshme të verdhë, jeshile, blu, të zezë dhe të kuqe të Caño Cristales shkaktohen nga bimët në shtratin e lumit. Vendasve u pëlqen të mendojnë se lumi rrjedh nga “Kopshti i Edenit” dhe në të vërtetë, shumë kanë thënë se është një nga lumenjtë më të bukur në Tokë.

- Advertisement -

Ijen, Indonezi – I ngjan një diamant të stërmadh, liqeni i kraterit me ngjyrë turkuaz i Ijen qendron në malet e vendosura në të gjithë pjesen Lindore.

- Advertisement -

Danakil, Etiopi – Vendi më i nxehtë në Tokë, ka një temperaturë mesatare gjatë gjithë vitit prej 34,4°C.

- Advertisement -

Gropa e Madhe Blu, Belize – Gropa e Madhe Blu gjendet në brigjet e Belizes. Gropa është pjesë e sistemit më të madh të rezervave të shkëmbinjve në Belize dhe është një destinacion popullor me zhytës rekreativë.

Mali Zaō, Japoni – Një nga malet më të famshme në Japoni, mali Zaō është i njohur për “përbindëshat e borës”, të cilat janë forma të çuditshme që shfaqen në mes të dimrit që marrin formë pasi akullnajat fillojnë të mblidhen në pemë të cilat më pas mbulohen me borë.

Liqeni Hillier, Australi – Një tipar dallues gjeografik i Middle Island, i cili gjendet në brigjet jugore të Australisë Perëndimore, Liqeni Hillier njihet gjithashtu si Liqeni Rozë për ngjyrën e tij. Ngjyra e pazakontë shkaktohet nga algat, halobakteret dhe mikrobet e tjera.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO