Mozzik dhe Lotina Haziri tashmë e kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë, e cila është edhe në ndër më të komentuarat në rrjet.
Së fundi, Mozzik ka postuar një fotografi në Facebook-un e tij me babin e Lotinës, politikanin Lutfi Haziri.
“Një pasdite me Lutën. Shëndet dhe të mira për ju! Lutën e kam njohur personalisht përmes fjalës më të bukur që mund të më kishte thënë. Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni”, shkruan Mozzik në postimin e tij.
Duket se ata kanë një raport mjaft të mire sëbashku dhe Mozzik nuk i mungojnë këshillat nga vjehrri i tij.