fbpx
Ad imageAd image

Mozzik merr ‘aprovimin’ nga vjehrri, Haziri: Është bërë dhëndri im

Blloku min lexim

 Një nga romancat më të përfolura për momentin është ajo e Mozzik dhe Lotina Hazirit. Dyshja bënë publike lidhjen e tyre pak javë më parë, duke ndarë në rrjete sociale momente romantike me njëri-tjetrin. Lotina, është vajza e politikanit të njohur kosovar, Lutfi Haziri, i cili aktualisht është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë të fundit, Haziri është pyetur mbi marrëdhënien e vajzës së tij me Mozzik. Reagimi i tij ka qenë pozitiv dhe mbështetës.

- Advertisement -

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti. Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozzik është bërë dhëndri im i ri”, tha ai.

Duke e bërë të qartë se ai është i lumtur për këtë lidhje, Haziri shtoi: “Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrin e ri.”

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO