fbpx
Ad imageAd image

Moti i nxehtë shkon deri në fund të detit, po shkatërrohet jeta nënujore

Blloku min lexim

Ndryshimet klimaterike kanë ndikuar edhe në ndryshimin e jetës nënujore. Shumë shkëmbinj koralorë në të gjithë botën po përjetojnë një ngjarje të çuditshme qe nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e botës nënujore. Temperatura e lartë e ujit të oqeaneve ka bërë që këta shkëmbinjë të zbardhen, pra të ndryshojnë ngjyrën e tyre.

Mbi 54% e zonave që kanë këto shkëmbinj i janë nënshtruar këtij fenomeni, pikërisht në Oqeanin Atlantik, Paqësor dhe Indian.

- Advertisement -

Koordinatori i programit Coral Reef Watch ka deklaruar se kjo zbardhja e shkëmbinjve koralorë i ka kaluar 1% në çdo javë.

Po çfarë u ndodh koraleve?

- Advertisement -

Kur ato kanë kontakt me temperatura të nxehta, lëshojnë algat, që u sigurojnë atyre ngjyrën dhe pjesën më të madhe të energjisë. Rreziku qëndron në faktin se nëse temperaturat e ujrave ku këto korale jetojnë nuk kthehen ne normalitet atëherë ato e humbin funksionin e tyre dhe vdesin. Duke kërcënuar zinxhirin ushqimor që mbështetet tek to.

Kjo dukuri për ekspertët quhet edhe si stres termik.

- Advertisement -

Profesor Ove Hoegh-Guldberg, një shkencëtar klimatik i specializuar në shkëmbinjtë koralorë me bazë në Universitetin e Queensland në Australi, parashikoi këtë ngjarje të zbardhjes masive muaj më parë por shqetësuese është për të është se nuk e di sa sa do të zgjasë kjo dukuri.

12 muajt e fundit kanë qenë më të nxehtët e planetit në histori, muajt shkurt dhe mars kanë arritur ne nivele rekord, duke ndryshuar edhe hartat e alarmit për shkencëtarët të cilët duhet që në mënyrë të herëpashershme të vlerësojnë shkallën e ngrohjes nënujore

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO