fbpx
Ad imageAd image

“Mos paragjykoni asgjë”, cili është mesazhi i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”?!

Blloku min lexim

Prej ditës së hënë jepet në kinema filmi “Në Kuadër të Dashurisë”. Të shumtë janë ata që kanë blerë biletat dhe shohin filmin, që në fakt me zor po e prisnim. Por, cili është mesazhi që na jep filmi?

- Advertisement -

Blloku TV ndoqi nga afër premierën dhe filmin në datë 9 në Pallatin e Kongreseve, dhe mbi çdo gjë u tha dhe u bë, nuk mund të kalonte aq lehtë mesazhi që kishte aktori Salsano Rrrapi. “ Shihni filmin dhe mos paragjykoni asgjë”, tha Salsano. Që në fakt në këndvështrimin e Blloku TV  “Mos paragjykoni asgjë” ishte një nga mesazhet e filmit.

Në këtë film, ku paraqitej realiteti i një çifti dhe familje në Shqipëri, për veç të qeshurave ishin edhe disa skena “mëkati”. Më saktë në të gjithë filmin secili prej tyre bënte ndonjë gabim, shtyrë nga mërzia, monotonia apo çdo shkak tjetër negativ që na rrethon çdo ditë.

- Advertisement -

Gjithçka nisi nga ndarja e çiftit, Jonida dhe Besi, ndahen pas 7 vitesh  për shkak të një mërzie momentale. Gjë që ndodh në shumë çifte që kanë shumë vite martesë, por shumë prej tyre as nuk ulen ta diskutojnë dhe jo të kërkojnë ndarje nga frika se mos paragjykohen nga familja dhe shoqëria.

Më pas Aira, që luhet nga Sara Hoxha, hipën në makinën e një arkitekti dhe mendon se ai është taksistë, ndërkohë edhe me mesazhe me motrën e gjykon për veshjen. Por, në fund nga hidhërimi i vdekjes së babait, ajo sërish gjen ngushëllim tek Roerd Toce, me të cilin pas disa minutash shkëmbejnë disa puthje dhe përfundojnë në një lidhje. 

- Advertisement -

Ndërkohë Jonida (Olta)  dhe Besi (Luizi) shtireshin si të lumtur në familjen e saj, duke fshehur planin për divorc, nga frika e familjes.

Madje, Besi e mban aq shumë ‘lojën’ e ish-partneres sa në një moment kap babain e saj  me punonjësen e teatrit. Ky i fundit, duke treguar se këtë gjë e bënë nga trishtimi, i kërkoi Besit që të mos tregojë atë çka pa, sepse ndryshe familja e tij do të shkatërrohej.

Por, ai nuk ishte i vetmi që tradhtonte, edhe mamaja e Jonidës, Zamira frekuentohej me shoferin e saj, madje ajo u zbulua në ditën që vdiq babi i Jonidës. Por, sërish askush nuk foli, ata tashmë ishin mësuar të “mbanin” gojën mbyllur për shkak të paragjykimeve.

Vetë ajo tregoi më pas se binte një gabim të tillë, pasi ndihej e vrarë kur kishte marrë vesh tradhtinë  e bashkëshortit, gjë të cilën nuk e fliste dot nga frika se mos turpërohej familja. Sakaq, kujtojmë se Salsano më herët pati thënë që  “personazhi im bën diçka që shkon përtej asaj që mund të ishte e pranueshme shoqërisht”.  

E pra janë kaq shumë skena që ndodhin në përditshmëri, por mbahen të fshehta nga frika mos gjykohen. Ndërkohë në rast se zbulohen personi në fjalë kthehet në “viktimë” dhe mund të “kryqëzohet” nga shoqëria shqiptare. 

Paragjykimet shpesh “vrasin të vërteta” dhe si pasojë ne shkojmë në gabime edhe më të mëdha!

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock