Një emër tjetër i njohur do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Bëhet me dije se Drini Zeqo do të jetë konkurrenti i radhës në Big Brother VIP Albania 3. Drinin e kemi parë gjithmonë serioz para ekranit duke dhënë lajmet apo moderuar, tani pritet ta shohim në një verison ndryshe.
Sakaq, disa nga emrat e tjerë që do të jenë konkurrentë në ‘BBV3’ janë: Bleona Qereti, Albi Nako, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Ksenja Shoshaj, La Fazani, Bardhi, Meri Shehu, Zamira Kita, Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik, Shegushe Zeqiraj.