Ka degraduar situata mbrëmjen e djeshme në Big Brother, pas spektaklit të së martës, ku shumica e vajzave janë shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike. Fillimisht kanë qenë shpërthimet e Erjolës me Meritonin, dhe më pas Roza edhe Françeska që në situata të ndryshme, kanë degjeneruar në sjellje jo normale.
Roza u shfaq në lot, teksa Juli dhe Romeo diskutonin për ndarjen e ‘territoreve’ me tone shumë të lartë të zërit mes tyre. Pasi iu kërkoi disa herë që të pushonin, Roz aka përplasur gotën në tavolinë, duke bërtitur mjaft ndaj të dyve.
  @bigbrother.albania.vip.3 Nata e çmendurise dhe thyrje gotash 😰 Part 3 #bigbrothervipalbania #fyp #viral #fyppppppppppppppppppppppp #foryoupage #foryou #franceskamurati #gracianotagani #juldeda #meritonmjekiqi ♬ original sound – bigbrotheralbaniavip3    
Pas kësaj, edhe Françeska ka kërkuar të dalë nga shtëpia, pas debateve të saj të vazhdueshme me Heidin, e cila nga ana e saj, në momentet që shtëpia ziente nga konfliktet ishte duke u larë në pishinë. Në momentin që Françeska përplasi gotën në tokë, Juli u ankua duke thënë se një pjesë e qelqit e kishte prekur atë.
‘Çfarë pate moj Françeska’, pyeti Juli, ndërsa banorja u përgjigj: Kush është ajo të më thojë mua që jam e fiksuar pas saj. Nuk mundem me këto aktrime, mjaft është mjaft!

 
			 
                                 
                             