fbpx
Ad imageAd image

Miss Maqedonia bie nga lartësia duke bërë ‘selfie’, thyen 11 brinjë

Blloku min lexim

Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është rrëzuar në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.

Në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se 32-vjeçarja nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda.

- Advertisement -

Emilia ka postuar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi.

Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Eshtrave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, ​​nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetentedhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock