Livia Brunga ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, ku Erjola Doçi i bëri disa pyetje për jetën e saj private.
E pyetur për statusin e saj, Livia u shpreh se ‘për momentin jam e ndarë, por e dashuruar’.
Brunga shtoi më pas se në një marrëdhënie nuk fal gënjeshtrat, pasi ajo vetë nuk i thotë.
Është kthyer me Mevlanin? Livia poston PAMJET e papritura: Isha e lumtur…
Pjesë nga intervista:
Erjola: Sapo erdhe nga Italia, u ndale këtu te ne. Do na thuash kush ishte personi i parë që ti takove?
Livia: Personi i parë që unë takova?! Unë e di ku do me dalë, se kë takova
Erjola: Se erdhi ai Mevlani me një buqetë me lule, me karafila
Livia: Jo, asnjë buqetë asnjë lule
Erjola: Prit të shoh a ke unazë njëherë
Livia: I kam të gjitha të mamit
Erjola: Po statusi yt cili është? E dashuruar, e ndarë, e lidhur, e komplikuar?
Livia: Të gjitha. Jam e ndarë për momentin, por ndihem e dashuruar, jam e dashuruar
Erjola: Çfarë nuk fal Livia në një marrëdhënie?
Livia: Unë nuk duroj gënjeshtrat, i kam tmerr. Jam një njeri që lë hapësirë për me fol, edhe fali shumë. Vihem gjithmonë në pozitën e tjetrit. Gënjeshtrat jo, jam një njeri që nuk i them

 
			 
                                 
                             